×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan reagon pas ardhjes së vaksinave anti-Covid: Së bashku mundemi

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 21:29

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka reaguar pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundërCOVID-19 në Kosovë.


    Ai në një postim në Twitter ka shprehur kënaqësinë për arritjen e vaksinave të para për Kosovën.

    “I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenare për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, shkruan Kosnett.

    Ndryshe, sonte në ANP ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinash në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!