Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, thotë se integrimi euroatlantik i Kosovës varet domosdoshmërisht nga ndëshkimi i dhunës ndaj grave, shkruan Reporteri.net.
Kosnett përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se nëse Kosova ratifikon konventën për mbrojtjen e grave nga dhuna, atëherë ky do të jetë një matës i mirë se sa dëshiron lidershipi i vendit që Kosova të avancojë në integrimin euroatlantik.
“Kërkoj nga Kosova të ratifikojë Konventën e Stambollit për evitimin e dhunës ndaj grave. Nëse Kosova mund të marrë këtë hap, liderët dërgojnë mesazh të qartë se jeni të gatshëm për integrimin euroatlantik”, ka shkruar Konsett.
Ndryshe, ambasadori Kosnett, që nga marrja e detyrës së tij në krye të misionit amerikan në Kosovë, ka apeluar për avancimin e grave dhe ndëshkimin e dhunës ndaj tyre. /Reporeteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.