×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan u thotë në takim Listës Serbe se duhet të mbeten në institucionet e Kosovës

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 17:21

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se është takuar me drejtuesit e Listës Serbe.


    Në foto që vet ambasadori ka shpërndarë, shihet se është takim me kryetarin Goran Rakiq dhe Igor Simiqin.

    “Takova drejtuesit e Listës Serbe sot. Diskutuam interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës – përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbeten në institucionet e Kosovës për të punuar në emër të komunitetit të tyre”, ka shkruar Kosnett.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!