×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik: ​Dënimi pa konfiskimin e pasurisë së paligjshme nuk është i plotë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 10:26

    Ambasadori Britanik, Nicholas Abbott, ka folur në hapjen e seminarit dy ditorë për luftimin e pastrimit të parasë dhe konfiskimit të pasurisë, të organizuar nga Ambasada Britanike.


    Me këtë rast ambasadori Abott tha se dënimi nuk është i plotë nëse nuk konfiskohet pasuria e paligjshme.

    Abbott tha se shpreson se kjo punëtori do të shfrytëzohet si platformë e mirë për praktikë më të mira në hetim dhe ndjekjen penale të pastrimit të parasë, shkruan Reporteri.net.

    Seminari udhëhiqet nga Gjykatësi Britanik Michael Hopmeier, i cili ka ndarë eksperiencën e tij me rastet e krimeve ekonomike me gjykatës, prokurorë dhe hetuesit nga policia, dogana dhe administrata tatimore e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!