×
  • Lajme
  • Lajme / Jonathan Hargreaves

    Ambasadori britanik: Familjet e personave të zhdukur në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën

    Reporteri
    27 Prill 2025 | 16:16

    Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre.

    Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, ai u shpreh se është bashkuar me familjet dhe autoritetet e Kosovës për të nderuar ata që u zhdukën gjatë konfliktit.

    “Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre”, tha ai.

    Hargreaves shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!