×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Ambasadori britanik flet për takimet me liderët e partive: Shpresoj që sa më shpejt të formohet qeveria e re

    Reporteri
    20 Shkurt 2025 | 19:16

    Jonathan Hargreaves, ambasadori britanik, ka shkruar për takimet që pati me liderët e partive politike në vend.

    Ai shpreson që Kosova të ketë “sa më shpejt” qeveri të re që të punohet drejt përparimit të vendit në rrugën euro-atlantike.

    Hargreaves mes tjerash shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sigurisë dhe pavarësisë së Kosovës.

    “Këtë javë kam zhvilluar takime të ndara me liderët e partive politike: kryeministrin Albin Kurti të Vetëvendosjes, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinaj të AAK-së.

    Shpresoj që së shpejti të formohet një qeveri që do të punojë në interes të popullit të Kosovës dhe do të bëjë përparim në çështjet jetike për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

    E ritheksova 🇬🇧 mbështetjen për sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe besimin tonë në institucionet e saj demokratike”, tha ambasadori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!