×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Ambasadori britanik Hargreaves del me një mesazh: Jemi miqtë e Kosovës në ndekjen e së ardhmes së begatë drejt Evropës

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 13:20

    Ambasadori i ri britanik, Jonathan Hargreaves, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video-mesazh, duke thënë se është shumë i lumtur që tash do të jetojë në një vend kaq frymëzues si Kosova, shkruan Reporteri.net. 

    “Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur të eksplorojmë Kosovë. Ne veçse i duam ushqimet dhe pijet këtu. Mbi të gjitha, dua t’i njoh mirë të gjitha komunitetet këtu dhe e admiroj kulturën e larmishme dhe shumështresore të Kosovës”, tha ambasadori Hargreaves.

    Përderisa zbraz valixhen, ambasadori nxjerrë një fanellë të Kombëtares së Kosovës dhe një suvenir të monumentit “Newborn”.

    Ambasadori britanik, në hyrje dhe përfundim të mesazhit të tij, flet në gjuhën shqipe.

    Ai tregoi se për herë të parë në Kosovë ka ardhur në vitin 2001.

    “Kam ardhur atëherë kur punoja për Departamentin e Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar. Natyrisht që në atë kohë, shumë njerëz këtu ishin të traumatizuar.

    “E ardhmja e Kosovës mbeti e pasigurt. Edhe atëherë kafja në Kosovë ishte e shkëlyeshme dhe njerzët ishin të vendosur e të hareshëm. Atëherë kam ëndërruar që të rikthehem në një Kosovë me paqe, prosperitet dhe të sigurt. Kështu që është kënaqësi të jem sot këtu, dhe që nga hera e fundit kur kam qenë, Kosova ka shënuar shumë progres si një vend modern, demokratik dhe multietnik.  Jam shumë i lumtur në rolin që pati edhe Mbretëria e Bashkuar”, tha Hargreaves, transmeto gazeta online Reporteri.net.

    Ambsadori britanik tha tutje se Mbretërisha e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me Kosovën, edhe për siguri e paqe.

    “Ne jemi miqtë tuaj në ndjekjen e së ardhmes së begatë të Kosovës në Evropë”, thotë ndër tjera ambasadori britanik, Hargreaves.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!