×
  • Lajme
  • Lajme / Krijimi i institucioneve

    Ambasadori britanik: Kosova ka nevojë urgjente për Kuvend dhe Qeveri funksionale, liderët të bashkëpunojnë

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 16:35

    Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka thënë se për më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe Qeveri funksionale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas tij, liderët duhet të punojnë për interesat kombëtare.

    “Më shumë se dy muaj pasi populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku për interesat kombëtare”, ka shkruar ambasadori britanik në Facebook.

    Sot për herë të dytë dështoi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se ajo do të vazhdojë më 19 prill, të shtunën, në ora 12:00.

    Të martën, në seancën e parë konstituive, ajo u ndërpre pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kourumeve s’arriti të merrte votat e mjaftueshme, pasi në Kuvend ishin të pranishëm në fillim 119 deputetë, por votuan për veç 52 deputetë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!