×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, ofron mbështetje për gjyqtarët

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 17:04

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është takuar sot me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizin, raporton Reporteri.net.

    Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori britanik ka thënë se me Rama-Hajrizin kanë diskutuar lidhur me vendimet e fundit të kësaj gjykate, ndërsa tregoi se ia ka ofruar asaj mbështetjen e tij për ta siguruar pavarësinë e kontrollit më të lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë.

    “Sot takova Arta Ramën-Hajrizin, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Ne diskutuam vendimet e fundit të gjykatës dhe unë ofrova mbështetjen time për të siguruar pavarësinë e Gjykatës dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Abbott.

    Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë, pasi një gjë të tillë e ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi të shpallur në dhjetor të vitit të kaluar.

    Sipas kësaj gjykate procesi i votimit të Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor, ishte jo kushtetues për shkak të votës së Etem Arifit nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, i cili ishte dënuar me 15 muaj burgim.

    Kujtojmë që çështjen e legjitimitetit të mandatit të Etem Arifit e kishte ngritur për shqyrtim në Kushtetuese një grup i deputetetëve të Lëvizjës Vetëvendosje.

    Gjykata Kushtetutese e shpalli të paligjshëm mandatin e Arifit dhe vlerësoi se vota e tij ishte kundërkushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!