×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik viziton një xhami në Prishtinë, Imami ia dhuron një plis e një shami

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 22:09

    Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka vizituar xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë.

    Imami Labinot Maliqi ka thënë se me ambasadorin britanik kanë diskutuar disa çështje, duke ndarë mendime mbi vlerat e përbashkëta të respektit, harmonisë dhe bashkëpunimit.

    “Sot pata kënaqësinë dhe nderin e veçantë të mirëpres në xhaminë tonë Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqësinë e tij, Z. Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit tonë, diskutuam një gamë të gjerë çështjesh me rëndësi, duke ndarë mendime mbi vlerat e përbashkëta të respektit, harmonisë dhe bashkëpunimit”, ka thënë Maliqi.

    Imami Maliqi ia ka dhuruar ambasadorit Hargreaves dy simbole:  plisin dhe shaminë.

    “Në shenjë simbolike të trashëgimisë dhe identitetit tonë kombëtar, i dhurova Ambasadorit të nderuar dy nga simbolet më të rëndësishme të kulturës sonë shqiptare, Plisin dhe Shaminë. Plisi, si një shenjë e dinjitetit, qëndresës dhe krenarisë kombëtare, dhe Shamia, si një simbol i modestisë, besimit dhe traditës shqiptare, të cilat përfaqësojnë vlerat e thella që populli ynë i ka bartuar ndër shekuj. Gjithashtu, i shpreha mirënjohjen time të thellë për këtë vizitë shumë të çmuar dhe e falënderova për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në proceset e çlirimit, shpalljes së pavarësisë, demokratizimit, zhvillimit të brendshëm dhe integrimit ndërkombëtar.E FALËNDEROJ ZOTIN QË I KEMI!”, ka thënë Maliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!