Ambasadori i Finlandës në NATO, Klaus Korhonen përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se ka takuar përfaqësuesin e Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj.
Korhonen, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për tema të historisë dhe të aktualitetit duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Finlanda njohu pavarësinë e #Kosovës pothuajse saktësisht 15 vjet më parë, më 7 mars 2008. Ishte kënaqësi të takohesha me ambasadorin Astrit Zemaj dhe të diskutonim për tema të historisë dhe të aktualitetit. Duke pritur për bashkëpunimin tonë.”, shkruar Korhonen.
Finlanda ka kaluar të gjitha proceset për anëtarësim, dhe pritet që së bashku me Suedinë të jenë dy shtetet e reja anëtare në NATO.
Me këtë numri i shteteve njohëse të vendit tonë në NATO, shkon nga 26 në 28 shtete njohëse, gjithsejtë nga 32 qe do bëhen së shpejti.
Finland recognised the independence of #Kosovo almost exactly 15 years ago, on 7 March 2008. It was a pleasure to meet Ambassador Astrit Zemaj and discuss topics of both history and current affairs. Looking forward to our cooperation. @AstritZemaj pic.twitter.com/1lGi7VYPW6
— Klaus Korhonen (@korhonen_klaus) March 2, 2023