×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Gashi ftohet në Elysee: Gjest i rrallë nga Macron, simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 20:28

    Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ishte i pranishëm në Pallatin Élysée kur Presidenti Macron pati një videokonferencë me Kryeministrin Hoti.


    Gashi thotë se ftesa që Macron ia bëri ishte nder për të dhe simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve.

    “E falënderova në emër të Kosovës për këtë mikpritje të ngrohtë. Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”.

    Ambasadori Gashi thotë se Franca ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike e perëndimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!