Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka thënë se e drejta për t’u kthyer në shtëpi është e drejtë themelore e njeriut.
“Ne e kemi përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vjet. E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tënde është një e drejtë themelore e njeriut! Besoj fuqishëm se këto vendime personale kanë nevojë për përkrahje të plotë dhe të papolitizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe nga të gjitha komunitetet e përfshira”, shkroi Rohde në llogarinë e tij në Twitter.
Ndonëse ai nuk përmendi ndonjë rast konkret, postimi i tij vjen në kohën kur serbja Dragica Gasic po përpiqet që të kthehet në Gjakovë.
We’ve been supporting the return of displaced persons to Kosovo for many years. The right to return to your home is a basic human right! I feel strongly that these personal decisions need full and unpoliticised support by all branches of government and all communities involved
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 9, 2021
Veprimi i saj ka nxitur reagime të shumta nga familjarët e të zhdukurve shqiptarë, sidomos nga nënat gjakovare.
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se më 6 korrik ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të këtij qyteti në lidhje me anulimin e kontratës për dhënien me qira të banesës ku po synon të kthehet serbja Gasic.