×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman i shqetësuar me vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 12:11

    Qeveria Hoti e ka shfuqizuar vendimin nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010, i cili vendim kishte themeluar taskë-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.


    Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë. Lidhur me këtë vendim, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit gjerman, Jord Rohde.

    Ai e ka quajtur shfuqizimin e këtij vendimi si shqetëzim serioz.

    “Mjerisht, vendimi i Qeverisë për të shpërndarë Task-Forcën Antikorrupsion ngre shqetësime serioze rreth vullnetit politik për të trajtuar çështjet e korrupsionit në mënyrë efektive” shkruan ambasadori gjerman në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!