Gjermania mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar, thotë ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shib, i cili në të njëjtën kohë u kërkon autoriteteve të Prishtinës të heqin taksën mbi mallrat serbe dhe ato boshnjake të vendosur në nëntor të vitit të kaluar, transmeton Reporteri.net
Shib këto komente i bëri për revistën “Diplomacy & Comerce”, duke shtuar se rezultati i dialogut duhet të jetë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme për të dyja palët dhe e zbatueshme.
“Marrëveshja duhet të bazohet në parimet e multietnicitetit, për të siguruar të drejtat e pakicave dhe standardet demokratike dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal”, theksoi ai
Ambasadori përshëndeti progresin e bërë deri tani në dialog, si liria e lëvizjes, njohja e ndërsjellë e diplomave, si dhe progresi në fushën e telekomunikacionit dhe drejtësisë, i cili sipas tij përmirësoi standardin e jetesës së serbëve dhe shqiptarëve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.