Me rastin e Ditës së Evropës, ministria e Integrimit Evropian ka organizuar debat lidhur me potencialin e rinisë së Kosovës drejt BE-së dhe promovimin e vlerave të BE-së.
Ambasadori gjerman, Christian Heldt, i cili ishte i ftuar në këtë debat tha se nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që liberalizimi duhet të ndodhë.
“Ajo çka duamë të bëjmë për Kosovën është që duam ta anëtarësojmë në BE, ne nuk e dimë kur do të ndodhë liberalizimi, por do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. E di që ka shumë nxënëse që shkojnë në Gjermani, që shkojnë të njihen me bashkëmoshatar, por edhe nga Gjermania që vijnë këtu. Është me rëndësi edhe për mua që të shkoni atje dhe të mos prisnin me muaj, por të blini një biletë dhe të niseni. Por kemi edhe një qëllim që ju të ndiheni si pjesë e Evropës”, tha Heldt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.