×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ambasadori Hargreaves i shkon Kurtit në zyrë, ZKM: U diskutua për hapat drejt formimit të qeverisë

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 19:50

    Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë e cila i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin. 

    Në njoftimin e ZKM-së, tregohet se në takim ata kanë folur për hapat drejt formimit të qeverisë.

    “Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit.”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

    Pos kësaj, ambasadori britanik ka uruar Kurtin edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.

    Komunikata:

    Kryeministri Kurti mirëpriti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit.

    Ambasadori Hargreaves e uroi Kryeministrin për njohjen nga shteti i Kenias.

    Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e ngushtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!