×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Hovenier: Dënojmë djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës, Qeveria t’i mbrojë qytetarët

    Reporteri
    02 Prill 2023 | 17:47
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Fotografi nga arkivi.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë dënuar djegiet kriminale të veturave në veri të Kosovës.

    Ai ka shkruar në Twitter se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie “për këto vepra kriminale”.

    “SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, shkroi Hovenier.

    Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka dënuar djegiet kriminale të veturave në veri të Kosovës.

    Ai e ka quajtur shqetësues faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të qytetarëve serbë në veri, të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS.

    Djegia e veturave me targa RKS, ambasadori gjerman: Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe s’i dënoi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!