×
  • Lajme
  • Lajme / Rezultatet

    Ambasadori i BE’së mbikëqyrë numërimin e votave për deputetë tek salla “1 Tetori”

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 10:31

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është parë në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë e verifikimi i rezultateve të partive.

    Ekipi i Reporteri.net po përcjell nga afër këtë proces në këtë qendër, prej ku ka dërguar pamje ku shihet Orav duke biseduar me komisionerët.

    Ndryshe, edhe 7 vendvotime kanë mbetur të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet.

    Nga 2533 vendvotime, deri të mërkurën në orën 22:12 janë procesuar 2526 ose 99.72 për qind.

    Nga procesimi i 2526 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota. Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind. Lista Serbe ka marrë 38 mijë e 83 vota ose 4.55 për qind. Ndërsa Koalicioni për Familje ka marr 2.26 për qind ose 18 mijë e 905 vota./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!