×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Francës takon Kryeprokurorin e Shtetit

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 19:13

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.


    Sipas kumtesës, ambasadori francez i ka vlerësuar punën dhe rezultatet e Prokurorisë së Shtetit në luftimin e veprave të ndryshme penale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

    Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar ambasadorin Chabert me punën, të arriturat dhe sfidat e Prokurorisë së Shtetit, si dhe përkushtimin e këtij institucioni në luftimin e veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizmin, ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurisë së fituar me vepra penale si dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, thekson njoftimi i Prokurorisë së Shtetit.

    Tutje, aty thuhet se Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i Francës në Kosovë janë pajtuar për rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional në mes të institucioneve të drejtësisë kosovare dhe franceze, me theks të veçantë, në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit edhe emigrimit ilegal.

    Po ashtu, kreu i institucionit të Prokurorisë së Shtetit ka thënë se sistemi prokurorial është duke bashkëpunuar ngushtë edhe me projektin britanik në procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj dhe zgjedhjen e kryeprokurorëve të disa prokurorive, me ç’rast ambasadori Chabert ka inkurajuar Kryeprokurorin Lumezi që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.

    Në anën tjetër, sipas kumtesës, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka vlerësuar punën dhe rezultatet e Prokurorisë së Shtetit, si dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit që përfaqëson për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në ngritjen efikasitetit në forcimin e sundimit të ligjit.

    Në fund, Kryeprokurori Lumezi ka falënderuar Ambasadorin Chabert, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit francez dhënë sistemit prokurorial dhe institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!