×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i izraelit në Beograd: Njohja e Kosovës s’ndikon në raportet me Serbinë

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 19:31

    Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, tha sot se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë veprimin zyrtar për njohjen e Kosovës.


    Ai tha se njohja është gjithsesi pjesë e marrëveshjes së fundit të arritur në Uashington mes shteteve dhe beson se nuk do të ndikojë në raportet mes Serbisë dhe Izraelit.

    “Sa i përket çështjes së Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri i Izraelit për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës. Deri tash s’kemi marrë veprime në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington”.

    Kosova e Serbia më 4 shtator në Uashington nënshkruan zotimet për “normalizim ekonomik”, pas së cilës u njoftua njohja e Kosovës nga Izraeli./KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!