Ambasadori i Kosovës në Zagreb Gëzim Kasapolli në një lidhje telefonike për Top Channel dha më shumë detaje rreth aksidentit të rëndë që ndodhi në Kroaci ku 10 qytetarë nga Kosova humbën jetën.
Kasapolli tha për Top Channel se ai ndodhej në spitalin rajonal të Slavonski Brod dhe tha se konfirmohen 10 viktima, ndërsa veçoi se 8 qytetarë ishin rëndë, 4 prej të cilëve i ishin nënshtruar dhe operacionit.
“Unë tani jam në vendngjarje dhe jam në spitalin rajonal, dhe me grupin që po merret me kete fatkeqësi, konfirmojmë 10 viktima dhe 8 që janë në gjendje rëndë, nga të cilët 4 kanë bërë operacion dhe 44 të tjerë të plagosur. Deri më tani ende nuk kemi një konfirmim zyrtar për shkaqet e aksidentit”, tha ai për TCh.
I pyetur për shtetësinë e pasagjerëve, Kasapolli tha se ata janë të gjithë shtetas kosovar që punojnë dhe jetojnë në Gjermani.
“Nga 69 pasagjerë sa kanë qenë të gjithë kanë qenë bashkëatdhetarë që janë nisur nga Frankfurti. Sa për identifikimin e viktimave është në proces i sipër dhe sa të kemi një info për emrat do të përcjellim”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.