Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të të jetë e mundur.
“Ne presim që Qeveria e re në Prishtinë të fillojë të veprojë në një frymë dialogu sa më shpejt që të marrë detyrën, duke filluar me heqjen e taksës. Ne jemi të sigurt se Beogradi, nga ana tjetër, do të jetë në gjendje të kontribuojë në mënyrë konstruktive në rifillimin e dialogut”, tha ai në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, transmeton Klan Kosova.
Diplomati italian në Beograd njëherit përshëndeti iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama për “Mini – Schengenin”.
“Ne jemi duke ndjekur me interes dhe vëmendje iniciativën që presidenti Aleksandar Vuçiq filloi me Zaevin dhe Ramën në Novi Sad. Ne jemi të bindur se bashkëpunimi më i mirë midis vendeve dhe rajoneve është parakusht për tejkalimin e çështjeve të kaluara dhe vendosjen e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe jetët e qytetarëve ”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.