×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori italian takohet me Besnik Bislimin, i siguron mbështetjen e Italisë për Kosovën

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 17:02

    Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar sot zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për krizën pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe për dialogun që udhëhiqet nga BE-ja.


    Kështu ka bërë të ditur Orlando përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, gjersa ka shtuar se gjatë takimit ai ka siguruar Bislimi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

    “Përgjigja e Qeverisë ndaj përkeqësimit të krizës pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ishin sot tema të një takimi shumë frytshëm me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi. Unë e përgëzova atë dhe e sigurova për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën. Ne u pajtuam të mbesim në kontakt të ngushtë”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!