Ambasadori italian takohet me Rakiqin: Partitë të jenë konstruktive për zgjedhjen e presidentit

Ambasdori italian, Nicola Orlando ka shkruar se Rakiqit ia ka përsëritur thirrjen që të gjitha partitë të jenë konstruktive dhe të përgjegjshme në funksion të zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se dështimi do të ndikonte negativisht te të gjithë qytetarët.


Poashtu në këtë takim Orlando e Rakiq kanë biseduar edhe për çështje të ndryshme urgjente mes komuniteteve që duhet të trajtohen nga Qeveria.

“Takim i shkëlqyeshëm me Ministrin Rakic. E përsërita thirrjen time për të gjitha partitë që të flasin, të jenë konstruktive dhe të përgjegjshme në funksion të zgjedhjeve presidenciale. Dështimi do të ndikonte negativisht te të gjithë qytetarët e #Kosovës. Diskutuam për #Covid-in dhe çështje të ndryshme urgjente mes komuniteteve që duhet të trajtohen nga Qeveria”, ka shkruar Orlando në Twitter.