×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Kosnett: Formimi i institucioneve hap i rëndësishëm, qytetarët votuan për ndryshime

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 21:10

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Phillip Kosnet, ka folur rreth formimit të institucioneve të vendit duke thënë se është gjë e mirë që Kosova institucione funksionale. Ai ka folur edhe për votimin e presidentes së Koosvës.


    Zgjedhjen e presidentes Osmani e ka cilësuar si të rëndësishme.

    “Nuk i kërkuam askujt për të votuar për Vjosa Osmanin për presidente. Çka bëmë është se thamë që të gjithë deputetët e Kuvendit kanë përgjegjësi për të marrë pjesë aktivisht. Për të vënë fletëvotimin në kuti për këdo që dëshironin. Ne mendojmë se është me rëndësi për t’iu larguar kësaj traditës në politikën kosovare ku bojkotimi i Kuvendit, bojkotimi i punës së qeverisë duket si taktikë legjitime”, tha Kosnet në Klan Kosova, përcjellë Reporteri.net.

    Tutje Kosnet ka thënë se Qeveria Kurti është e etur për të vazhduar tutje dhe për përmbushjen e premtimeve.

    “Mendoj që qeveria Kurti është e etur për të vazhduar tutje dhe për të përmbushur permtimet e saj ndaj popullit të Kosovës. Mendoj se kohëve të fundit e kemi parë dhe zgjedhjet e shkurtit e përkujtuan atë se njerëzit në Kosovë janë të etur për ndryshim”, tha Kosnet, shkruan Reporteri.net.

    Ambasadori amerikan ka folur edhe për koncept dokumentin për konfiskim të pasurisë dhe për korrupsionin në Kosovë, të cilën tha se e ka frustruar qytetarët e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!