×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Qëndrim Gashi reagon për sulmin terrorist në Francë

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 12:50

    Ambasadori i Kosovës në Francë, ka reaguar për sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në qytetin Nice të këtij shteti.


    Ambasadori Gashi ka shpërndarë një reagim të Ambasadës së Kosovës në Francë e cila dënon këto sulme, duke shkruar se Kosova është me popullin dhe qeverinë franceze në këto kohë të vështira, shkruan Reporteri.

    “Ne dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Nice. Kosova është me popullin dhe qeverinë franceze në këto kohë të vëshitra dhe zemra tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Terroristët nuk do të fitojnë”, thuhet në postimin e ambasadës së Kosovës në Francë.

    Gjatë ditës edhe presidenti i vendit,  Hashim Thaçi, e ka dënuar sulmin në Francë, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Twitter.

    “Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, shkruan Thaçi ndër të tjera.

    Sulmi në Nice të Francës, i cili dyshohet se është me motive terroriste la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur mëngjesin e sotëm. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!