Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë kontingjenti i shtuar gjerman në misionin paqeruajtës të NATO-s dëshmon përkushtimin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Këto komente ai i bëri në rrjetin social X, pas përkujtimit të ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit në Kosovë.
”Me ftesë të presidentes Vjosa Osmanit, u bashkova me kolegët në kujtimin e ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit të tyre në Kosovë. Kontingjenti ynë i shtuar gjerman brenda KFOR-it në NATO nënvizon përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë në Kosovë,” ka shkruar ambasadori gjerman.
Gjermania ka njoftuar se nga prilli do ta rrisë prezencën e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë, dhe me ardhjen e trupave të rinj ky shtet pritet të ketë gjithsej rreth 200 ushtarë në KFOR.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.