×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori spanjoll në Beograd: Mosnjohja e Kosovës i shkakton probleme Spanjës

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 16:58

    Spanja nuk e njeh Kosovën, por kjo i shkakton probleme të konsiderueshme Madridit zyrtar, tha ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina.


    Në një intervistë për Novostin, Molina tha se pozicioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është politikë zyrtare shtetërore.

    “Mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur”, tha Molina.

    I pyetur nëse Spanjës po i ushtrohet presion për ta ndryshuar pozicionin e saj, Molina mohoi, duke thënë se qëndrimi i këtij shteti nuk është kapriçioz dhe arbitra.

    “Megjithatë, është e vërtetë që mosnjohja shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare”, theksoi ai.

    Kur u pyet për t’i komentuar spekulimet e fundit se Spanja e ka në plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë, Molina deklaroi se kjo nuk do të supozonte ndryshimin e pozicionit spanjoll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!