×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori spanjoll në Serbi: S’e njohim Kosovën

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 11:12

    “Spanja nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, sepse ajo respekton të drejtën ndërkombëtare”.


    Kështu ka thënë ambasadori i këtij vendi në Beograd, Raul Bartolome Molina, duke shtuar se kjo mosnjohje shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare.

    Në një intervistë për “Veçernje Novosti”, ai tha se pozicioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është një politikë zyrtare shtetërore, pavarësisht se siç tha ai cila parti është në Qeveri në një moment të caktuar.

    “Nga ana tjetër, mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur nga deklarata e njëanshme e pavarësisë së atij territory”, deklaroi diplomati spanjoll në Beograd.

    I pyetur nëse Spanja po ushtrohet presion për të ndryshuar pozicionin e saj, Molina tha se ata nuk janë nën presion për të ndryshuar pozicionin e tyre, dhe se sipas tij :pozicioni i vendit në lidhje me mosmarrëveshjen mbi territorin e Kosovës nuk është as kapriçioz dhe as arbitrar, por është rezultat i respektimit të ligjit nderkombetar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!