×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja e Suedisë shkon me maskë të veçantë në takim me Kurtin

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 13:21

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.


    Hernmarck e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe i dëshiroi suksese në punën e tij. Ajo ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Suedisë që bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe dy qeverive të vazhdojë me intensitet të shtuar drejt avancimit të mëtejmë të tyre.

    Gjatë takimit, ambasadorja e njoftoi Kurtin lidhur me projektet dhe programet që shteti i saj mbështetë në Kosovë, e të cilat fokus kanë integrimin ekonomik me BE-në, fuqizimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe çështjet ambientale.

    Kurti e falënderoi ambasadoren Hernmarck për urimin e saj, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë.

    Ai tha se Suedia është sa partner ashtu edhe model për Kosovën në synimet e saj për zhvillim ekonomik, barazi sociale dhe mbrojtje të ambientit.

    Ambasadorja suedeze në këtë takim pati një maskë e cila ishte më e rrallë, ajo kishte si figurë një tigër të bardhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!