Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, ka pritur në zyrë edhe ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Ambasadorja Pia Stjernvall e ka uruar Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e të dielës që shkoi, duke e vlerësua pozitivisht procesin zgjedhor, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, me ambasadroen u fol rreth Qeverisë së ardhshme, me fokus në nevojën për reforma.
“Në takim pati pajtueshmëri që përvojat dhe ekspertiza nga sistemi arsimor i Finlandës do ta ndihmonin reformën dhe përmirësimin cilësor të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës. Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kryetari Kurti përsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje që për dialogun më e rëndësishme është përmbajtja, sesa afatet kohore, dhe tri parimet për të shëruar pasojat e qasjes së gabuar paraprake: jo marrëveshje pa dialog; jo dialog me harta; dhe, jo presidentët e shteteve mbi harta”, thanë VV-ja.
Në fund, si dhuratë për fitore, ambasadorja Stjernvall i dhuroi kryetarit Kurti dy libra mbi inovacionet e shoqërisë finlandeze.
Ndryshe, Kurti priti dje në takim edhe ambasadorë të tjerë, përfshirë edhe ambasadorin e Amerikës, Philip Kosnett./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.