×
  • Lajme
  • Lajme / Një i vdekur, dy të plagosur

    Ambasadorja kosovare në Finlandë flet për sulmin në një shkollë atje ku mbeti e plagosur edhe një vajzë nga Kosova

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 12:06

    Ambasadorja e Kosovës në Suedi që mbulon edhe Finlandën, Islandën dhe shtetet baltike, Shkendije Geci është shprehur e pikëlluar me tragjedinë e djeshme, ku e plagosur mbeti edhe një vajzë nga Kosova, shkruan Reporteri.net.

    “Thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë, veçanërisht duke e ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova. U dërgoj dashuri, mbështjetje dhe ngushëllime të përzemërta gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme. Iu gjetë forca dhe shërimi në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në “X”.

    Një 12-vjeçar mëngjesin e së martës ka plagosur tre nxënës të shkollës ku dhe ai vet vijonte mësimet.

    Njëri nga ta nuk arriti t’i mbijetoj plagëve.

    Ai u arrestua nga policia pesë kilometra nga shkolla ku dhe ndodhi sulmi.

    Policia bëri të ditur se fëmija ishte i qetë momentin e arrestimit, dhe se arma i përkiste një familjari te tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!