Sot, më 1 shkurt bëhen katër vite që kur Kosova dhe Izraeli kanë njohur njëra – tjetrën si shtete të pavarura.
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka siguruar se në vitin 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë pa viza në Izrael.
“Ne kemi punuar që t’i ndërtojmë raportet që nga fillimi, kemi punuar për disa marrëveshje në mes të dy vendeve në fushën e edukimit e kulturës. Kemi nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave, që shpresojë të hyjë në fuqi shumë shpejtë, por po gjatë vitit 2025, edhe pse datën e saktë nuk e kemi ende”, tha Ziv në Klan Kosova.
Më 2021, Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.
Njohja e ndërsjellë mes këtyre dy vendeve ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik të arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator 2020.
Marrëveshja e Uashingtonit, ishte nënshkruar atëbotë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.