×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerika ia ndan edhe 500 mijë euro Kosovës për ta luftuar pandeminë

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 16:26

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti amerikan i shtetit dhe USAID kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë për Kosovën në luftën kundër pandemisë COVID-19.


    Një lajm të tillë e ka dhënë vetë ambasadori amerikan, Philip Kosnett, në llogarinë zyrtare të Ambasadës së SHBA’së në twitter.

    “Lajme shumë të mira: Kosova do të marrë edhe 500.000 dollarë shtesë nga Departamenti i Shtetit dhe USAID si ndihmë për të luftuar pandeminë. Së bashku ne mund të mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

    Kosnett ka thënë se që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndihmë të vazhdueshme për Kosovën në luftën kundër pandemisë dhe për ata që kanë qenë në front me pandeminë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!