×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerikanët bëhen bashkë me shqiptarët për të dërguar para për të prekurit nga tërmeti

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 20:08

    Shqipëria është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.


    Në ndihmë personave të goditur nga tërmeti në Shqipëri gjatë gjithë ditës u kanë dalë edhe qytetarët e Kosovës. Ata kanë ofruar para dhe kanë hapur shtëpitë e tyre për të prekurat nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin nga viti 1979, shkruan Reporteri.net.

    Teksa edhe Fondacioni Global Shqiptar, së bashku me shoqërinë amerikane shqiptare dhe Massachusetts “Besa”, kanë filluar të mbledhin para për të ndihmuar shqiptarët që vuajnë nga pasojat e tmerrshme të tërmetit më të fortë që ka goditur ndonjëherë Shqipërinë.

    “Ju mund të jeni të sigurt se ne nuk do të nxitojmë në një situatë kaotike dhe do të jemi joefikas – ne do të maksimizojmë përfitimet e donacioneve tuaja duke identifikuar partnerët lokalë më të besueshëm dhe efektivë në Shqipëri për të punuar me ne”, thuhet tutje në njoftim.

    Kujtojmë që numri i të vdekurëve nga tërmeti në Shqipëri ka shkuar në 22, ndërsa të lënduar janë rreth 600 persona.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!