×
  • Lajme
  • Lajme

    AMPEK: Prokuroria dhe policia s’kanë drejtë të kërkojnë zbulimin e burimeve të gazetarëve pa urdhër të gjykatës

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 21:20

    Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK) ka reaguar për ngjarjet e zhvilluara pas publikimeve të Gazetës Online “Insajderi”.


    Ky asociacion vlerëson se intervistimi i gazetarëve të Insajderit me qëllim të zbulimit të burimit të tyre është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.

    “Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë zbulimin e burimeve të gazetarëve pa urdhër të gjykatës. AMPEK-u u bën thirrje organeve kompetente që urgjentisht të fillojnë procedura disiplinore kundër zyrtarëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre duke shkelur në këtë mënyrë Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve”.

    Në reagimin e tyre thuhet se presioni ndaj mediave dhe gazetarëve dhe pengimi i ushtrimit të profesionit janë totalisht të papranueshme në demokraci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!