Ana Brnabiq, kryeministrja e Serbisë, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksanadër Vuçiq pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka shpjeguar “thelbin e hipokrizisë”, që sipas saj e ka bashkësia ndërkombëtare ndaj Beogradit e rezultat i kësaj “Serbia po vuan”, sipas Brnabiq.
“A i respektojmë rezolutat e OKB-së – apo jo? A i zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare – apo jo? Integriteti territorial i shteteve të njohura ndërkombëtarisht është i pacenueshëm – apo jo? Ne respektojmë ligjin ndërkombëtar – gjithmonë apo siç na përshtatet neve? Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shpjegoi thelbin e hipokrizisë e vuajmë çdo ditë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Vuçiq është takuar me Lajçakun ku është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.
Më pas, Qeveria e Kosovës ka vendosur për reciprocitet me targa me Serbinë.
Më pas kanë ardhur reagimet nga Beogradi, ku presidenti serb ka thënë se “përgjigjja e Serbisë do të jetë vdekjeprurëse”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.