×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët: Qeveria është dashur ta publikojë Programin më shpejt, sigurimi i vaksinës prioritet

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 8:44

    Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se Qeveria ishte dashur të jetë më e shpejtë në publikim e Programit Qeverisës, duke theksuar se deri më tani ka qenë një strat i heshtur i ekzekutivit.


    Ata tregojnë edhe prioritetet që duhet të ketë Qeveria, duke thënë se sigurimi i vaksinës, rimëkëmbja ekonomike dhe sundimi i ligjit në aspektin e brendshëm duhet të jenë prioritet.

    Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, tha se Qeveria Kurti ka pasur një start të heshtur, ndërsa për prioritet përmendi sigurimin e vaksinës anti -Covid rimëkëmbja ekonomike, sundimi i ligjit si çështje me prioritet.

    “Momentalisht është menaxhimi i pandemisë si që çështje imediate dhe që nuk pret është që sa më shpejtë të fillohet me vaksinim masiv të qytetarëve. Është e rëndësishme edhe barnat për paciente që janë në klinikat spitalore. Rimëkëmbja ekonomike është një tjetër çështje e rëndësishme sepse masat e marra vazhdimisht kanë dëmtuar bizneset. Sektori i drejtësisë është po ashtu i rëndësishëm, cili ka nevojë për reforma, pra me një proces të vettingut, të përgatitur mirë, tha Demhasaj.

    Prioritet të ngjashme për Qeverinë Kurti, sa i përket aspektit të brendshëm përmend edhe Emir Abrashi hulumtues në Demokracia Plus.

    Ai thotë se Kosova deri më ta s’ka siguruar vaksinën as për personelin shëndetësor nëse kihet parasysh që duhet të vaksinohen nga dy herë.

    Ai po ashtu ka përmendur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit .

    “Fokusimi në luftën e korrupsionit dhe realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, në mënyrë që Kosovë të kthehet në shtet ligjor ashtu çfarë e kërkon edhe ShBA e BE-ja”, ka thënë Abrashi.

    Ndërsa në rrafshin e Jashtëm sipas tij, prioritet duhet të jetë dialogu dhe përfundimi i këtij procesi.

    “Në rrafshin e jashtëm Republika e Kosovës duhet t’i kthehet sa më parë dialogut por këtë duhet ta bëjë përmes një strategjie e cila duhej të hartohej së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile .Qeveria duhet t’i kthehet më konstruktivitet këtij procesi dhe me synimin që ti jept epilog këtij procesi me njohje reciproke”, tha ai, për EO.

    Për mungesën e Programit qeverisë, Kurti ka marr kritika edhe nga paritë opozitare.

    Ndërsa, Kurti ka thënë se Programi Qeverisës do të miratohet së shpejti në Qeveri e do të dërgohet për diskutim në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!