×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët thonë se koalicioni LDK-AAK ka gjasë të mos funksionojë më

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 21:12

    Zyrtarisht, janë partnerë të koalicionit. Por, mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po shkon gjithçka mirë.


    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vazhdon të shpreh pakënaqësitë me veprimet e kreut të Qeverisë, Avdullah Hotit.

    Së fundmi, Haradinaj madje ka përmendur edhe mundësinë e daljes nga koalicioni.

    Sipas gazetarit Bekim Kabashi përjashtimi i AAK-së në disa raste nga LDK-ja dhe Hoti, mund të jetë me rrezik për koalicionin.

    Sa u përket bisedimeve në Bruksel, Kabashi thotë se përfaqësuesve të Brukselit nuk iu përshtatet shumë prania e AAK-së në takime.

    Arton Demhasaj, nga Organizata Çohu thotë se në fakt gjithë arsyeja e përçarjes është pozita e Presidentit.

    Demhasaj, pohon se në një fazë të tillë të dialogut përçarje të tilla të koalicionit e dëmtojnë këtë proces.

    Ndryshe, Haradinaj fillimisht ishte shprehur i pakënaqur me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington pastaj edhe me delegacionin kosovar në Bruksel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!