×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: PDK në opozitë e paqartë në qëndrime

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 20:48

    Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mohuar qe si opsion i saj është edhe shkuarja në zgjedhje, por për njohësit e çështjeve politike kjo nuk po duket bindëse, ata thonë se për postin e Presidentit, PDK mund te futet në Qeveri.


    Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, mbeten opsion përderisa ka brishtësi në koalicionin aktual qeverisës. Por, sipas njohësve të zhvillimeve politike, ato mund të mos jenë aq të ngutshme, si interpretohen.

    Për drejtorin e Gazetës Online Reporteri.net,  Bekim Kabashi, pozicioni i PDK-së gjatë gjithë kohës ka qenë i paqartë, pavarësisht që ata janë në opozitë.

    “PDK-ja pavarësisht se zyrtarisht është në opozitë ka pasur një pozicion të paqartë në raport me qeverinë. Këtë e kanë bërë për shkak të rrethanave politike në vend e sidomos për shkak të çështjes së presidentit…Nëse PDK merr postin e presidentit përmes AAK-së dhe NISMA-s, ajo nuk do ta çoj vendin në zgjedhje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Kabashi.

    Ndërsa, politologu, Ramush Tahiri beson qe Partia Demokratike e Kosovës, do bëhet pjesë e Qeverisë, dhe sipas tij kjo parti do negocioj për postin e presidentit.

    “PDK në kuadër të taktikës së vet do të futet në qeveri dhe do të negociojë pozitën e presidentit dhe do të sigurojë votat e nevojshme për mbajtjen e qeverisë. Unë nuk konsiderojë se PDK-së në këtë situatë do t’i konvenojnë zgjedhjet pasi është në ristrukturim të brendshëm dhe ende nuk e ka kompletua platformën opozitare”, deklaroi Ramush Tahiri.

    Qeveria Hoti vazhdimisht është kritikuar për brishtësinë e saj, për shkak të mungesës së votave në Kuvend. Kurse plotësimi i koalicionit me PDK-në, është parë në vazhdimësi si fuqizim i kësaj qeverie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!