×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti e “humb kontrollin” në Kanal 10: Vetëvendosje do t’i fitojë 61% në zgjedhjet e ardhshme

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 13:26

    Analisti, Krenar Shala ka thënë se beson që nga zgjedhjet a ardhshme, kurdo që mbahen ato, Lëvizja Vetëvendosje mund të dalë me 61 deputetë.


    Ai është shprehur se kjo mund të ndodhë ngaqë qytetarët janë ndarë të kënaqur me qeverisjen e shkurtë të Kurtit dhe reformat që janë bërë në atë periudhë.

    “Këta tjerët nuk guxojnë ma me shku në zgjedhje se veç shkojnë tu u djegë. Paramendoni situatën ta zëmë VV i fiton 61 përqind të votave, besoj se zgjedhjet e ardhshme kanë me qenë edhe më befasi se fitorja e Bulliqit. 61  mund ti ketë dhe jam në gjendje me elaboru pse besoj. Nëse i fiton 61 i vyjnë edhe  20 dhe fillon VV me disa reforma që zgjojnë kurreshtjen e qytetarëve që kanë bë mirë që e kanë votu, siç bëri me 4 muaj reforma të cilat jo vetëm që i kënaqi qytetarët po pat simpati të madhe edhe te perëndimorët”, u shpreh ndër të tjera ai.

    Shala tutje tha se Kosova nuk ka pasur qeverisje më të mirë që nga shpallja e pavarësisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!