Një analist kosovar ka gati një ditë që vazhdimisht ‘po luan me ndjenjat’ e anëtarëve të NISMA’s dhe kryetarit Fatmir Limaj.
Blerim Vela, i cili po përcjellë, me statuse në facebook, rezultat e numërimit të votave më kusht, dje pasdite, gëzoi NISMA’n duke u dhënë lajmin se kjo parti po kalon pragun zgjedhor për 23 vota.
“Nese mirembahet trendi i ndarjes se votave ndermjet subjekteve politike, bazuar ne numerimin e mbi 25% te votave me kusht, duket se koalicioni Nisma-AKR-PD per 23 vota do te arrije te jete pjese e legjislatures se 7-te te Kuvendit te Kosoves”, kishte shkruar Vela në facebook para 17 orëve.
“Por, nese merren parasysh votat nga Serbia atehere nuk e kalojne pragun per 127 vota”, shtoi ai në të njëjtin postim, shkruan Reporteri.net.
Por, vetëm pas një ore, i njëjti dha lajmin se me rezultatet e reja të numërimit të votave me kusht NISMA se kalon pragun për një votë. Vela serish shuajti shpresat që kjo parti të jetë e përfaqësuar në Kuvend me deputet.
“Pas numerimit te 7,335 votave (afer 30% te totalit) me kusht NISMA nuk e kalon pragun per 1 vote! Kjo nuk perfshine votat nga Serbia”, shkroi ai.
E sot, Blerim Vela ka qenë më i kujdesshëm me NISMA’n. Në një status të tij të radhës në facebook ai ka përmbledhur të dy mundësit, se si e kalon partia e Fatmir Limajt pragun dhe si jo.
“Sipas te dhenave jozyrtare nga KQZ, Nisma pas rinumerimit ka qene poshte pragut per 236 vota apo 0.0297%, ndersa me numerimin e votave nga diaspora e ka kaluar pragun per 16 vota apo 0.00222%”, ka shkruar ai, përcjellë Reporteri.net.
“E gjithe vemendja eshte tani tek numerimi i votave me kusht dhe NV, me te cilat Nisma ka gjasa te qendroj siper pragut. I vetmi “rrezik” per Nismen eshte miratimi i votave nga Serbia dhe ato te diaspores qe jane pranuar pas 5 tetorit. Keto vota me siguri e “fundosin” Nismen poshte pragut prej 5%. Duket marre parasysh keto informata, mund te kuptoni pse po insistohet aq shume qe votat nga Serbia dhe diaspora mos te merren parasysh”, shkruan ai.
Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë është duke vazhduar numërimi i votave me kusht të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 12123 vota me kusht.
Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm me vota më 3344 sosh, PDK 2536 vota, LDK 2340, AAK-PSD 1880 vota, ndërsa NISMA ka vetëm 563 prej tyre. /Reporteri.net/.