×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Muja: Grenell e Thaçi s’janë më, Kosova do të frymoj lirshëm

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 17:00

    Analisti Armend Muja, ka komentuar zhvillimet e fundit në SHBA, ku sipas të gjitha gjasave demokrati Joe Biden do të zgjidhet president i ardhshëm i Amerikës.


    Muja ka shkruar në Facebook se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe botën. Fitoren e Biden, Muja e ka ndërlidhur edhe me Qeverinë e Kosovës, derisa ka thënë se këto ishin ditë të hidhura për të, pasi siç është shprehur ai, “dy hisedarët kryesor te saj – hohstapleri Grenell dhe ish-Presidenti Thaçi nuk janë në skenë”.

    Tutje, Muja ka thënë se Kosova do të fillojë të frymojë lirshëm, shkruan Reporteri.

    “Jo Biden, President i SHBA-se: Sic pritej, Joe Biden President. Lajm i mire per boten e Kosoven. Keto dite ishin te hidhura edhe per Qeverine Hoti. Dy nga hisedaret kryesor te saj – hohstapleri Grenell dhe ish-Presidenti Thaci nuk jane ne skene. Ceshtja e Kosoves nuk eshte me e hapur, ajo eshte e mbyllur. Kosova do te filloj te frymoj lirshem”, ka shkruar Muja. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!