×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Mushkolaj i thotë Aliut: Ju jeni parti e dobtë, nuk keni arritur ta mbani pushtetin

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 23:10

    Analisti Imer Mushkolaj në debat me Liburn Aliun ka reaguar duke thënë se ishte vetë VV-ja ajo e cila që 10 vite me radhë kanë thënë që nuk negociojmë me Serbinë pa kushte, ndërkaq sot po dëshironi të uleni pa kushte.


    Mushkolaj tha se VV-ja e kishte mundësinë për dialog, por siç thotë ai kjo parti i iku dialogut.

    Analisti Mushkolaj në debat me Liburn Aliun tha se VV-ja erdhi me këtë ide për qeveri tranzitore pasi dështuan nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    “Ju për 10 vite me radhë keni thënë se nuk ulemi me Serbinë pa kushte, ndërkaq sot po e dëshioni atë pa kushte. Për ju Isa ishte argat deri vonë, deri sa u futët me ta dhe u bë , profesor, sot prap po bëhet  argat, ju lutem e keni pas mundësinë me mbajtë pushtetin, keni ikë nga dialogun, ju jeni partie e dobët nëse nuk keni arritur ta mbani pushtetin. Kur e patë që dështuat nga vendimi i Gjykatës Kushtetueses iu ra ndërmend për këtë lloj qeverie”, tha Mushkolaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!