×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Toby Vogel: Grenell me marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, la nën hije BE-n dhe Merkelin

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 15:44

    Analisti dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me politikën e jashtme, Toby Vogel, ka komentuar aktivitetin e shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Sipas Vogel, arritje e marrëveshje për linjën ajrore Prishtinë-Begorad që u ndërmjetësua nga Përfaqësuesi Special i SHBA’së, Richard Grenell e ka lënë në hije Bashkimin Evropian dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

    Anëtari i Democratic Policy Council thotë se dështimi i Bashkimit Evropian në raport me dialogun Kosovë-Serbi i ka hapur rrugën presidentit amerikan, Donald Trump, për të deklaruar suksesin në arritjen e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

    Këto komente të Vogel vijnë pas vizitës tre ditore të Richard Grenell në Prishtinë e Beograd.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!