Analistja Kimete Berisha përmes një postimi në facebook, e ka lutur Albin Kurtin t’i kthejë vendimet e marra.
Ajo i ka thënë Kurtit se është hyjnore të pendohesh, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, Berisha i thotë Kurtit të “zbutet” dhe të pranojë kushtet e Isa Mustafës për të vazhduar qeverisja VV-LDK.
Postimi i plotë i Berishës:
I dashur Albin,
Aq sa Ti e ke zor t’i kërkosh falje LDK-së dhe ta kthesh Agim Veliun, aq zor e ka Isa Mustafa dhe Agim Veliu të kthehen mbrapa.
Gjithkush i thotë vetes dikushi dhe është hynore m’u pendu.
S’ka njeri që do Zoti më shumë se atë që pendohet.
Pranoji kushtet e Isa Mustafës, ‘zbutu’ menjëherë, sepse veç njerëzit e jashtëzakonshëm lëshojnë pe, edhe në dëm të vetvetes.
Mos e ‘jep’ Lumirin, Vjosën, ata djem e ato gra të mira të LDK-së, veç pse s’të shkon muhabeti me Agimin.
Harroje Albinin. Merru me neve. Ule kokën poshtë për hir të gjendjes së jashtëzakonshme. Puno me të gjithë, afroji afër vetes sidomos ata që s’të duan.
Nëse Jo, atëherë Ju bashkë me LDK-në jeni shpirti i reinkarnuar i atij që e ‘kalli Londrën’
më 1666.
Në kohën e urisë për bukë, Ju e ushqeni egon tuaj e i kultivoni inatet.
Mosni.
Populli është i ngujuar nga virusi, por sherri Juaj po bjen edhe në depresion, dhe fajtorë do të jeni Ju. Ne jemi të mërzitur shumë.
Kusuriteni masandej, masandej merreni me politikë, pasi që ta kuptojmë ‘A po pshtojmë a jo’.
E taksa të hiqet si hallvja. Lëja Abdullahut ta jap lajmin, mbasi ty po të duket rëndë.
Z.Kryeministër, edhe gjatë luftë së shenjtë të UÇK-së shqiptarët kanë ble ‘keksa e soka’ prej serbëve, bile Bujar Bukoshi edhe jeleka e çizme ‘serbe’ na ka pas çu n’luftë.
P.S. Se Ti boll e ke që Isa po ta pranon faljen. Ka raste edhe më t’rana.
Unë qe 10-të vjet ‘njanit’ i kërkoj falje (s’di as vet pse s’më flet) por nuk ma pranon faljen, me vra Ai Zot ?.