“Bota Serbe” tashmë është zënë ngërç në fazën e parë të të dy anëve të lumit Drina, ka shkruar opinionisti serb në një kolumne të botuar në Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, Teofil Pançiç, përcjell Reporteri.net.
Shkruan Teofil Pançiç:
“Aleksandër Vuçiç ulet në njërën anë të Drina-s, Milorad Dodik në tjetrën. Deri kohëve të fundit, dukej si një duet ‘liderësh serbë’ që asgjë s’i ndante dot në ndjekjen e qëllimit të përbashkët, çfarëdo që ishte e sido që definohej ajo. Pas zgjedhjeve në Bosnje-Hercegovinë, asgjë nga kjo fotografi idilike nuk ka mbetur më”, ka shkruar Pançiç në analizën e tij përçarjen Vuçiç-Dodik.
“Pritej që Vuçiç do t’i jepte mbështetje të fuqishme në parim, por edhe mbështetje konkrete dhe logjistike ‘vëllaut të vogël’ nga Banja Lluka, siç ka ndodhur më parë, por kjo mbështetje s’u duk gjëkundi kësaj here. Jo vetëm që mungoi, po mungoi disi zhurmshëm”.
“Goditëse ishte ‘neutraliteti’ i një njeriu që s’është kurrë neutral, por ose është neutral në anën tënde ose neutral kundër teje. Dodik dhe rrethi i tij politik e interpretuan mirë këtë neutralitet. Dhe ky neutralitet nuk ishte pa pasoja të pakëndshme, anipse edhe pa të ai tashmë kishte mjaftueshëm telashe në mirëmbajtje të kontrollit të plotë mbi Republika Srpska-n, të cilin atij ia ka qejfi ta konsiderojë si shtet në foshnjëri të saj, dhe në rrugën e gjatë të bashkimin me ‘mëmën’ e saj, Serbinë”.
“Atje, në matriksin ideologjik nacionalist, Vuçiç dhe Dodik u takuan qëmoti, nga dy drejtime të ndryshme: Vuçiç evoluoi nga nacionalizmi ekstrem në konzervatorizëm supozivisht të moderuar (që më lehtë është të dëshmohet se është konzervatorizëm sesa i moderim), derisa Dodik politikisht evoluoi prej një pozicioni social-demokrat në pozicione etno-separatiste nacional-madhe”.
“Qoftë kjo çfare qoftë, ideologjitë lehtë shpërfillen në erërat e furishme të Olimpit politik kur punët vinë tek interesat, e veçanërisht te njëra që i përmbledh dhe i integron të tërat: mbijetesa dhe shtrirja e pushtetit, personal dhe partiak”.
“Pra, ku u nzu gërçi te Drina”.
“Në një pikë, logjika e të qëndruarit në pushtet nisi të çajë në dysh këtë duet, në të cilën s’ka pasur kurrë ‘dashuri’ të sinqertë politike”.
“Për pozicionin e tij, Dodik zgjodhi rezistencë radikale ndaj gjithçkaje që vjen nga Sarajeva, por edhe të adresave perëndimore, evropiane apo amerikane. Ai kurdisi një bomb-kohe nën Bosnje-Hercegovinën, dhe që nga ajo kohë kërcënoi se, nëse nuk kënaqet, ai do ta shtypë sustën dhe ta detonojë të tërën, pavarësisht çdo gjëje. Për këtë, mori një përshëndetje pas shpine, dhe mbase edhe dhurata konkrete, nga [Viktor] Orban dhe [Vladimir] Putin”.
“Në këtë trio të gjithë kanë përllogaritjet vetanake dhe arsyet e veçanta, dhe çfarë po shohim është gërshetim. Pamje e pakëndshme, pa dyshim”.
“Në anën tjetër, Vuçiç-it ende i duhet të ekuilibrojë mes botësh, në fakt – nuk është se duhet gjithsesi, por është një pozicion për çfarë duhet vendosur, duke konsideruar se për këtë më mirë është kështu, pavarësisht se sa në të vërtetë e shterron Serbinë dhe e vendos para tundimeve vështirë ose të pamundshme për t’iu shmangur”.
“Në një gjendje të tillë, Serbia objektivisht nuk lëviz asgjëkundi por vegjeton si viktimë e pensionuar dhe e përçudnuar e kidnapimit të të gjitha resurseve dhe institucioneve të saj, e paralizuar në plotëni dhe e bllokuar në shërbimin e kapriçeve arbitrare”.
“Në këtë veprim balancues, Vuçiç ka bërë më shumë se mjaftueshëm, që nga nisja e agresionit rus kundër Ukrainës, për ta vendosur vendin buzë izolimit dhe të pengojë procesin edhe ashtu pothuajse inekzistent të anëtarësimit në BE. Kjo pashmangshëm prodhoi presion enorm mbi Serbinë, dhe ky presion duhet të çlirohet, edhe nëse vetëm për hir të blerjes kjohë, gjë që është teknika e parapëlqyer e Vuçiçit për të sunduar: të mos bësh asgjë të rëndësishme për të fituar një pauzë deri në momentin tjetër – ku përsëri s’bën agjë të rëndësishme. Dhe, kështu, vitet të shkojnë…”.
“Duke refuzuar me këmbëngulje të bashkohet edhe me sanksionet më simbolike kundër Rusisë agresore, Vuçiç ka mprehur lojë të rrezikshme, në fakt të rrezikshme me fatin e vendit deri në kufi”.
“Nuk është e vështirë të imagjinohet se një lloj ‘flijimi’ të Dodikut, të paktën përmes një distancimi të dukshëm prej tij dhe nga aspektet më shkatërruese të veprimtarisë së tij politike, mund të kishte për qëllim lehtësimin e marrëdhënieve me Perëndimin, një koncesion që Vuçiçit s’i kushton bash hiç asgjë”.
“Për më tepër, ajo ka njëfarë hijeshie politike për të, sepse, le të mos kemi iluzione, Vuçiç nuk toleron asnjë lojtar politik nga distanca të pavarur dhe nga distanca të fortë kudo në zonën që ai e percepton si sferën e interesit të tij”.
“Po interesi i Serbisë? Ndonjëherë ndodh që të mbivendoset me interesin e sundimtarit të saj jashtëkushtetues, por kjo ndodh vetëm rastësisht, nuk ka asnjë sistem në të. Nëse do të ndodhë që në të ardhmen të shohim më pak Dodik në këtë anë të Drinës, do të jetë një lehtësim i caktuar ‘ambienti’. Por ajo nuk do të zgjidhë as një nga problemet kryesore të Serbisë vetvetiu, sepse të gjitha problemet e saj kryesore qëndrojnë këtu”, përfundon Pançiç./RFE/Reporteri.net/.