Andin Hoti, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, i ka dalë në krah deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci pas komenteve të bëra ndaj saj nga zv/kryeministri Driton Selmanaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin serb në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Madje ka shtuar se çdo sulm ndaj saj, është edhe sulm ndaj tij dhe gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
Çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit, është sulm ndaj meje, sulm ndaj familjes sime dhe të gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kushdo dhe kudo qofshin ata.
Saranda, të njoh dhe jam me fat që të kam mike, je ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë. Jam me ty gjithmonë!.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.