×
  • Lajme
  • Lajme

    Andin Hoti largohet nga PDK-ja

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 8:27

    Kryetari i delegacionit të Kosovës në bisedime për çështje e personave të zhdukur, Andin Hoti i cili në mandatin e kaluar ishte pjesë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është larguar përfundimisht nga kjo parti.


    Këtë e ka bërë të ditur në ATV, anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari.

    I pyetur për përkrahjen që Hoti i ka dhënë Kurtit rreth çështjes së arkivave, Nurellari u shpreh se nuk i vije çudi që kur një person largohet nga partia t’i ndërrojë edhe qëndrimet për një post.

    “Po njerëzit që marrin poste, pastaj në këmbim të posteve që marrin e ndryshojnë edhe besnikërinë e tyre. Nuk është rasti i parë që dikush largohet nga PDK-ja dhe shkon i bashkohet një partie tjetër, i ndërron qëndrimet dhe pozicionet,” – the ai.

    Tutje Nurellari e ka përsëritur qëndrimin e PDK-së rreth pretendimeve për ekzistencën e arkivave të UÇK-së duke shtuar se kushdo që thotë se ato ekzistojnë, e dëmton Kosovën dhe se është qëndrim i papërgjegjshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!